• e enjte, 04 korrik 2024

ITSHKSH vetëm jashtë ndikimeve politike e ruan pastërtinë etike të tij

ITSHKSH vetëm jashtë ndikimeve politike e ruan pastërtinë etike të tij

Shkup, 3 korrik 2024

Metju Flanes, Këshilltar politik në Ambasadën Amerikane në Shkup ka vizituar sot Institutin e Trahëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve, me ç’rast drejtori Prof. dr.. Skender Asani e informoi diplomatin amerikan me veprimtaritë që ka zhvilluar dhe do të zhvillojë në të ardhmen ky Institut si dhe me impaktin që ka puna kërkimore-shkencore në krijimin e ambientit për një shoqëri të lirë e pa paragjykime.

Konferencat shkencore, vizita studimore jashtë, hulumtimet individuale dhe grupore të studiusve, botimet dhe promovimet e librave paraqesin, sipas Asanit, gamën e gjerë të angazhimeve e prioriteteve që ITSHKSH i ka vënë vetes si obligim shkencor e kulturor.

Pas elaborimti të detajuar të profilit të Institutit, përfshi të gjitha gjitha deparatmentet, drejtori Asani, u shpreh se ITSHKSH është ndër institucionet e rralla shkencore që ka arritur me suksest të tejkalojë çdo sfidë që i ka dalur përpara, përfshi edhe ndikimin politik nga jashtë.

Duke i ikur këtij ndikimi ky Institut ka ruajtur pastërtinë etike dhe drejtpeshimin shkencor e qytetar, vuri në dukje Asani, i cili kërkoi që edhe në të ardhmen ITSHKSH të kursehet nga çfarëdo lloj ndikimi apo shantazhi politik, për çka edhe diplomati amerikan z. Flanes u pajtua, duke shtuar se Ambasada Amerikane e ndjek punën e ITSHKSH dhe është e kënaqur me të arriturat dhe me vizionin për të ardhmen.

 Instituti i Trahëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve

______________________________________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

Fotografia:  Instituti i Trahëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve

QËNDRONI TË LIDHUR