• e martë, 16 korrik 2024

Vendet e rajonit ende nën ndikim të valës së nxehtë afrikane

Vendet e rajonit ende nën ndikim të valës së nxehtë afrikane

Shkup, 15 korrik 2024 (MIA) - Në të gjitha vendet e rajonit edhe sot janë në fuqi paralajmërimet për temperatura të larta për shkak të valës së nxehtë afrikane që po zgjat me ditë të tëra, ndërsa ulje e temperaturave mund të pritet për dhjetë ditë.

Temperaturat e parashikuara të ajrit janë nga 35 deri në 40 gradë, ndëra temperatura e detit është e lartë dhe lëviz prej 24 deri në 27 gradë.

Lokalisht edhe për sot është paralajmëruar mot i ligë me bubullima dhe reshje të rrëmbyeshje të shiut, siç ishte edhe mbrëmë në Zhupaninë e Osijekut dhe Baranjës ku era e fortë rrëzoi drunj, prandaj intervenuan edhe zjarrfikësit.

Në disa pjesë të Bosnja e Hercegovinës sot temperatura do të arrijë 41 gradë, kryesisht në jug të vendit, por do të ketë edhe reshje lokale të izoluara. Temperatura e detit në Neum dje ishte 29 gradë.

Mot i nxehtë me temperaturë deri në 40 gradë sot do të jetë në disa pjesë të Malit të Zi, në breg të detit, ndërsa sipas njoftimeve, në Podgoricë do të jetë dy gradë më e lartë. Temperatura e detit është 26 gradë. Indeksi UV është shumë i lartë dhe arrin 10.

Edhe në vendin tonë do të jetë shumë nxehtë, në disa pjesë edhe deri në 43 gradë. Meteorologët paralajmërojnë indeks UV shumë të lartë -10. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR