• e martë, 16 korrik 2024

Huthët sulmuan tre anije amerikane

Huthët sulmuan tre anije amerikane

Sanë, 16 korrik 2024 (MIA) - Rebelët islamik huthë nga Jemeni kanë sulmuar tre anije, përfshirë edhe një cisternë nafte në detin e Kuq dhe Mesdhe, duke shfrytëzuar raketa balistike, dronë dhe anije të mbushura me mjet shpërthyes, konfirmoi ushtria amerikane.

Armata e huthëve njoftoi se operacionet më të reja ushtarake ishin përgjigje e sulmit ajror izraelit të së shtunës në qytetin Kan Junis në pjesën jugore të Rripit të Gazës, në të cilën humbën jetën të paktën 90 palestinez, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës. 

Në dhjetëra sulme që nga nëntori, huthët fundosën dy anije dhe kapën një tjetër, duke vrarë të paktën tre marinarë dhe duke ndërprerë tregtinë globale, duke i detyruar pronarët e anijeve të shmangin rrugën e njohur tregtare përmes Kanalit të Suezit. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR