• e premte, 22 nëntor 2024

Mbyllen tri pompa të derivateve në veri të Kosovës

Mbyllen tri pompa të derivateve në veri të Kosovës

Prishtinë, 16 korrik 2024 (MIA) - Policia e Kosovës ka asistuar Agjencinë Kosovare të Privatizimit (AKP) për verifikimin e pronave në veri, me ç’rast janë mbyllur tri pompa derivatesh në veri të vendit, të banuar me shumicë serbe, informon korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Siç bëri të ditur për mediat zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, një pompë është mbyllur në Mitrovicë të Veriut, një në Zubin-Potok dhe një në afërsi të Liqenit të Ujmanit.

Ai ka njoftuar se AKP-ja ka qenë në prezencë të inspektorëve të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë (MTI) dhe të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK).

"Sot Policia e Kosovës ka asistuar AKP-në në verifikim të pronave të tyre. Një pompë e benzinës në Mitrovicë Veri, një në Zubin Potok dhe një në Ujman janë mbyllur. AKP-ja ka qenë në prezencë të Inspektorëve të MTI dhe ATK-së. Çdo gjë ka kaluar pa probleme", ka thënë Elshani. fc/
 

QËNDRONI TË LIDHUR