• e hënë, 23 dhjetor 2024

Pjetër Shala dënohet me 18 vjet burgim

Pjetër Shala dënohet me 18 vjet burgim

Hagë, 16 korrik 2024 (MIA) - Ish komandant i UÇK-së u shpall sot fajtor për "krime lufte" dhe u dënua me 18 vite burg "për vrasjet" në vitin 1999 gjatë luftës për pavarësi të Kosovës.

"Duke marrë parasysh të gjitha provat, këshilli e shpall Pjetër Shalën fajtor për krime lufte", tha gjykatësja Mapi Velt-Folja para Këshillit të specializuar për Kosovën në Hagë, duke shtuar se ai është dënuar me 18 vite burg.

Shala u dënua me 18 vite burg për "krime të kryera" në kampin e UÇK-së në Kukës në veri të Shqipërisë. Siç ka deklaruar gjyqtari i Këshillit të Specializuar të Kosovës në Hagë, Shala kishte për qëllim dhe "personalisht kontribuoi në kryerjen e krimeve" për të cilat akuzohet.

Shala është shpallur fajtor për "kryerjen e krimit të heqjes së lirisë për të paktën 18 persona, të torturuar, ndërsa për vrasje - si krim lufte për rastin e katërt të një personi në fabrikën e metaleve në Kukës".

Shala (61) është akuzuar, për katër pika, "për privim arbitrar të lirisë, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të të burgosurve shqiptarë të Kosovës", në një qendër paraburgimi të improvizuar të UÇK-së në fabrikën e metalit në Kukës ndërmjet 17 majit dhe 5 qershorit 1999.

Gjithashtu, është konstatuar se disa persona janë arrestuar dhe burgosur me akuza të paspecifikuara si tradhtarë apo bashkëpunëtorë të autoriteteve serbe, si dhe për përkrahje të Serbisë apo mbështetje të pamjaftueshme të aktiviteteve të UÇK-së, qoftë financiarisht, ushtarakisht apo politikisht. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR