• e hënë, 23 dhjetor 2024

Sveçla: Pompat e mbyllura të derivateve në veri të Kosovës janë filiale të "Gazprom"-it, për të cilin nuk ka vend në Kosovë

Sveçla: Pompat e mbyllura të derivateve në veri të Kosovës janë filiale të

Prishtinë, 16 korrik 2024 (MIA) - Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, pas mbylljes së sotme të tri pompave të benzinës në veri të vendit, të banuar me shumicë serbe, tha se pompat e mbyllura të kompanisë "Nis Petrol" janë filiale të kompanisë ruse "Gazprom", për të cilin tha se nuk ka vend në Kosovë, informoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Sveçla në faqen e tij në Fejsbuk shkroi se "keqpërdoruesit do të përballen me ligjin" dhe shtoi se "krimi në veri të vendit ka qenë i thellë, i organizuar dhe i papenguar sheshazi gjithë këto vite".

"Në kontrast me përvojën e hidhur për më shumë se dy dekada kemi dëshmuar se sundimi i rendit dhe ligjit është i mundshëm kudo nëpër Republikën tonë", shkroi ministri Sveçla.

Ai tha se Policia e Kosovës sot ka asistuar Agjencinë e Privatizimit të Kosovës(AKP0 në lirimin e hapësirave të saj në Mitrovicë të Veriut dhe Zubin Potok, pas konfirmimit se ato po keqpërdoreshin nga pompat e derivateve të cilat i janë shmangur obligimeve ndaj institucioneve të Republikës së Kosovës. 

"Policia e Kosovës sot ka asistuar AKP-në në lirimin e hapësirave të saj në Mitrovicë të Veriut dhe Zubin Potok, pas konfirmimit se ato po keqpërdoreshin nga pompat e derivateve të cilat i janë shmangur obligimeve ndaj institucioneve të Republikës së Kosovës", shkroi Sveçla.

Sipas tij, "epoka e përfitimeve dhe pasurimeve në kurriz të shtetit dhe qytetarëve po perëndon".  

"Për shtetin dhe qytetarët pa dallim do të bëjmë gjithçka, për keqpërdoruesit ballafaqim me ligjin. Shkelësit e ligjeve dhe rregullave tona si 'Nis Petrol'’, damar i Gazpromit rus, nuk ka vend në Republikën e Kosovës", ka shkruar Sveçla. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR