• e mërkurë, 17 korrik 2024

Rreth 2.000 ushtarë mundohen ta kthejnë kontrollin në lagjet në Rio de Zhanejro

Rreth 2.000 ushtarë mundohen ta kthejnë kontrollin në  lagjet në Rio de Zhanejro

Rio de Zhanejro, 16 korrik 2024 (MIA) - Autoritetet braziliane filluan një "mega operacion" në Rio de Zhanejro, duke dërguar pothuajse 2.000 ushtarë dhe oficerë civilë në 10 lagje të varfëra për ta kthyer kontrollin ndaj zonave në të cilat dominon krimi i organizuar.

"Forcat e sigurisë të qeverisë shtetërore janë në rrugë dhe luftojnë kundër organizatave kriminele të cilat duan të marrin qytetarë si pengje", deklaroi guvernatori Klaudio Kastro.

Nëpunësit policor janë sistemuar në pjesën perëndimore të qytetit, një zonë e cila ishte cak i kontesteve territoriale intensive në të cilat ishin përfshirë tregtarë me drogë në vitet e fundit, kumtoi qeveria shtetërore në Rio de Zhanejro.

Përhapja e krimit të organizuar në pjesën perëndimore të Rio de Zhanejros ka çuar në konflikte të mëdha ndërmjet autoriteteve dhe fraksioneve të ndryshme të grupeve që merren me kontrabandimin e drogës. sa/

foto: Printksrin 

QËNDRONI TË LIDHUR