Lavrov do të kryesojë debatet në Këshillin e Sigurimit të KB-së
- Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov ka mbërritur në Nju Jork, ku sot dhe nesër do të kryesojë debatet e hapura në nivel ministror në Këshillin e Sigurimit të KB-së.
- Post By Sara Ademi
- 08:30, 16 korrik, 2024
![Lavrov do të kryesojë debatet në Këshillin e Sigurimit të KB-së](https://mia.mk/images/20240716083021_big_730x400_23.webp )
Nju Jork, 16 korrik 2024 (MIA) - Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov ka mbërritur në Nju Jork, ku sot dhe nesër do të kryesojë debatet e hapura në nivel ministror në Këshillin e Sigurimit të KB-së.
Rusia kryeson Këshillin e Sigurimit të KB-së që nga 1 korriku.
Lavrov sot do të marrë pjesë në një debat të hapur për bashkëpunimin shumëpalësh, ndërsa nesër do të kryesojë një debat të hapur ministror për situatën në Lindjen e Mesme, përfshirë çështjen palestineze.
Ministria e Jashtme e Rusisë tha se disa vende kanë shprehur interes për takime dypalëshe me Lavrovin.
Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Federatës Ruse Sergej Rjabkov më herët deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kërkuan të organizonin një takim mes Lavrovit dhe sekretarit amerikan të shtetit Entoni Blinken. sa/