• e hënë, 23 dhjetor 2024

Është hedhur poshtë një rast i rëndësishëm kundër Trampit

Është hedhur poshtë një rast i rëndësishëm kundër Trampit

Majami, 16 korrik 2024 (MIA) - Gjykata në Floridë e hodhi poshtë procedurën kundër Donalld Trampit, në të cilën ai akuzohet se në mënyrë joligjore ka ruajtur dokumente të besueshme pas largimit nga funksioni, gjë që për ish-presidentin republikan dhe kandidat zyrtar për rizgjedhje është edhe një fitore e madhe juridike.

Gjykatësja amerikane e qarkut, Ejlin Kanon, e cila ishte emëruar nga Trampi në këtë funskion, vendosi se prokurori special, Xhek Smith, i cili e kryeson ekipin e prokurorëve, është emëruar në mënyrë të paligjshme në rolin e tij dhe nuk ka autorizim për ta udhëhequr rastin.

Ministria e Drejtësisë kumtoi se do të ankohet ndaj vendimit.

Gjykatësi konfirmoi se prokurori amerikan, Merik Garland, i cili e emëroi Smithin në vitin 2022 për t'i mbikëqyrë hetimet në të cilat është i përfshirë Trampi, nuk ka autorizim "të emërojë funksioanr federal me lloj të autorizimeve të prokurorisë të cilat i ka këshiltlari special Smith".

Gjykata e lartë e SHBA-së më 1 korrik vendosi se Trampi ka imunitet të gjerë nga ndjekja e veprimeve zyrtare që i ka ndërmarrë si president. Aktvendimi erdhi në rast të veçantë kundër Trampit, gjtihashtu miratuar nga Smith, i cili i përfshin përpjekjet e Trampit për ta anuluar humbjen e tij zgjehdore në vitin 2020. ab/

foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR