• e mërkurë, 17 korrik 2024

Orban në një letër drejtuar Mishelit bën thirrje për bisedime me Kinën dhe rivendosjen e marrëdhënieve me Rusinë

Orban në një letër drejtuar Mishelit bën thirrje për bisedime me Kinën dhe rivendosjen e marrëdhënieve me Rusinë

Budapest, 16 korrik 2024 (MIA) - Kryeministri hungarez Viktor Orban i dërgoi një letër kryetarit të Këshillit Evropian, Sharll Mishell, në të cilën, ndër të tjera, bën thirrje për bisedime me Kinën për një "konferencë paqësore" dhe rivendosje të marrëdhënieve diplomatike me Rusinë, raportoi Bild.

Gazeta thekson se Orban paraqiti një vlerësim përmbledhës pas bisedimeve të fundit me liderët e Ukrainës, Rusisë, Kinës, Turqisë dhe ish-presidentit amerikan Donald Trsmp për konfliktin në Ukrainë, si dhe disa propozime për shqyrtim.

Kryeministri i Hungarisë në letrën bën thirrje për bisedime me Kinën për një "konferencë paqeje", rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Rusinë dhe, siç shprehet ai, "një ofensivë politike kundër vendeve të Jugut Global, respektin e të cilëve e kemi humbur për shkak të qëndrimit tonë për luftën në Ukrainë”, transmeton Bild.

Letra përmban dhjetë pika dhe kur bëhet fjalë për luftën në Ukrainë, kryeministri hungarez vlerëson se intensiteti i konfliktit do të intensifikohet rrënjësisht në të ardhmen e afërt.

Këshilltari politik i kryeministrit hungarez deklaroi dje se Orban i informoi me shkrim liderët e Këshillit Evropian për përvojat e negociatave të paqes në Ukrainë, fazën e parë të misionit të paqes dhe për planin e Hungarisë, i cili përmban një vlerësim real të situatën dhe qëllimet realiste, si dhe një afat kohor të përshtatshëm për veprim. ls/

Foto: EPA 

 

QËNDRONI TË LIDHUR