• e hënë, 13 maj 2024

Vdes njeriu më i vjetër në botë në moshën 115 vjeçare

Vdes njeriu më i vjetër në botë në moshën 115 vjeçare

Karakas, 3 prill 2024 (MIA) - Huan Visente Perez Mora nga Venezuela - njeriu më i vjetër në botë sipas Librit Ginis të rekordeve, ka vdekur në moshën 115-vjeçare, publikuan familja e tij dhe autoritetet venezuelase.

Huan Visente Perez Mora, i cili vdiq dje, zyrtarisht është shpallur për njeriun më të vjetër në botë më 4 shkurt të vitit 2022, me 112 vjet e 253 ditë. Ai është lindur në El Kobre më 27 maj të vitit 1909, si fëmija i nëntë në familje.  

"Në moshën pesëvjeçare, ai ka filluar të punojë me babain dhe vëllezërit e tij në fushën e bujqësisë", njofton Libri Ginis i rekordeve në shkrimin e vet për të.

Ai ishte baba i 11 fëmijëve, ndërsa deri vitin 2022 ka pasur 41 nipër e mbesa, 18 stërnipër dhe 12 stër-stërnipër. bsh/

Foto: Fejsbuk

QËNDRONI TË LIDHUR