• e hënë, 23 dhjetor 2024

Ende nuk dihet nëse princesha e Uelsit do të marrë pjesë në ndarjen e trofeut në Uimbëlldon

Ende nuk dihet nëse princesha e Uelsit do të marrë pjesë në ndarjen e trofeut në Uimbëlldon

Londër, 28 qershor 2024 (MIA) - Princesha e Uelsit, Ketrin (Kejt) Midlton viziton rregullisht turneun e tenisit në Uimbëlldon dhe merr pjesë në ndarjen e trofeve për fituesit. Uimbëlldon fillon më 1 korrik, ndërsa megjithëse Kejt është mbajtur larg syrit të publikut që nga diagnostikimi i saj me kancer, organizatorët e turneut shpresojnë se princesha do të vazhdojë traditën edhe këtë vit gjatë ndarjes së trofeve.

Kryetarja e Klubit "Oll Ingland" që e realizon turneun Debi Xhevans për "Telegraf sport" deklaroi se do t'i japin "fleksibilitet sa më shumë të jetë e  mundur" princeshës së Uelsit.

"Shpresojmë se princesha e Uelsit të jetë në gjendje t'i dorëzojë trofetë si mbrojtëse e klubit, por për momentin shëndeti dhe rikuperimi i saj janë më të rëndësishme. Ende nuk dimë asgjë. Gjithçka që po themi është se do të punojmë me të, do t'i japim sa më shumë fleksibilitet. Nuk e di as unë se kush do t'i ndajë trofetë si zëvendësues. Ne mbetemi fleksibil", deklaroi Xhevans.

Kejt Midlton është një adhuruese e tenisit dhe si e tillë është një mbrojtëse e "Oll Ingland" klubit për tenis.. Megjithatë, pasi u diagnostikua me kancer, ajo është jashtë shërbimeve zyrtare. rq/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR