• e shtunë, 21 dhjetor 2024

NASA anuloi misionin në Hënë

NASA anuloi misionin në Hënë

Hjuston, 18 korrik 2024 (MIA) - Administrata Kombëtare Amerikane e Aviacionit Hapësinor  - NASA dje njoftoi se megjithatë nuk do ta dërgojë roverin e vet "VIPER" në Hënë. Vendimi për rishikimin dhe anulimin e projektit u morr për shkak të tejkalimeve të shpenzimeve, rritjeve të mundshme të shpenzimeve në të ardhmen dhe vonesave në datën e nisjes. 

Projekti, i quajtur "Rover polar me sondë avulluese për hulumtim" (Volatiles Investigating Polar Exploration Rover - VIPER), "do të ndërpritet pas një rishikimi të brendshëm gjithëpërfshirës", njoftoi NASA. Roveri hënor do të çmontohet dhe pjesët do të përdoren për qëllime të tjera.

 "Rrugët tona të ardhshme do të shfrytëzojnë sa më shumë teknologjinë dhe punën e përfshirë në 'VIPER', duke ruajtur asetet kritike për të mbështetur portofolin tonë të fortë mujor", deklaroi administratori i NASA-s, Nikola Foks.

 Sipas agjencisë shtetërore, roveri ishte planifikuar fillimisht të lëshohej në fund të vitit 2023, kështu që nisja duhej shtyrë për këtë vit, pra në shtator të vitit 2025... Nisja ishte planifikuar të realizohej me ndihmën e kompanisë private hapësinore "Astrobotik".

 "VIPER" ishte paraparë për Polin e Jugut të Hënës, me qëllim që të mblidhte mostrat e tokës të satelitit tonë natyror për kërkime. qa/

Foto: Jutjub

 

QËNDRONI TË LIDHUR