• e shtunë, 23 nëntor 2024

Shenen Doerti dhe Kurt Isvarienko finalizuan divorcin e tyre në ditën e vdekjes së saj

Shenen Doerti dhe Kurt Isvarienko finalizuan divorcin e tyre në ditën e vdekjes së saj

Los Anxhelos, 16 korrik 2024 (MIA) - Shenen Doerti u dakordua zyrtarisht t'i japë fund procedurave të divorcit me ish-bashkëshortin e saj, fotografin Kurt Isvarienko, një ditë para vdekjes së saj.

Sipas dokumenteve gjyqësore të cituara nga tabloidi "Pipëll" (People), aktorja nënshkroi një kërkesë për të hequr dorë nga mbështetja bashkëshortore më 12 korrik, vetëm një ditë para se të vdiste. Ajo gjithashtu ra dakord për një "përfundim standard ose të pakontestueshme" të martesës së tyre, duke treguar se të dy kanë finalizuar reciprokisht procedurat e divorcit jashtë gjykatës.

Kjo do të thotë se të dyja palët kanë lidhur një marrëveshje me shkrim në lidhje me pasurinë e tyre dhe të drejtat e tyre martesore ose të partneritetit të brendshëm. Origjinali u dorëzua në gjykatë, thuhet në të dhënat.

Isvarienko e nënshkroi dokumentin të nesërmen më 13 korrik, në të njëjtën ditë kur vdiq Doheri.

Ndryshe, Shenen Derti vdiq pas nëntë vitesh jetese me kancer gjiri. Ajo ishte 53 vjeç. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR