• e premte, 19 korrik 2024

Fejohet Ema Roberts

Fejohet Ema Roberts

 Los Anxhelos, 18 korrik 2024 (MIA) - Aktorja amerikane Ema Roberts u fejua me aktorin Kodi Xhon, me të cilin është në lidhje prej disa vitesh. Aktorja lajmin e lumtur e ka bërë të ditur në Instagram, krahas një fotoje me të fejuarin e ri dhe unazën me shkëlqim në plan të parë.

 "Vendosja e 'kësaj këtu' (unaza, fjalë për fjalë) përballë mamasë sime - i thotë të gjitha”, ka shkruar ylli i "historisë së frikshme amerikane" në njoftim, duke shtuar një zemër në fund.

 Shumë miq të famshëm në komente i kanë uruar fejesën e tyre Robertsit dhe Xhonit. 

 Ema Roberts ka qenë më parë në një lidhje me aktorin Garet Hedland me të cilin ka edhe një djalë, të lindur në vitin 2020. qa

Foto: Instagram

 

QËNDRONI TË LIDHUR