• e premte, 05 korrik 2024

Vazhdon rritja e çmimeve të ushqimit në BE

Vazhdon rritja e çmimeve të ushqimit në BE

Bruksel, 2 nëntor 2023 (MIA) - Pas rritjeve të konsiderueshme gjatë vitit 2022, çmimet e produkteve ushqimore në BE vazhduan të rriten edhe këtë vit, me ç'rast rritja e tyre u ngadalësua gjatë tremujorit të dytë dhe të tretë, tregojnë të dhënat e Agjencisë Evropiane të Statistikës - Eurostat.

 Siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, në shtator të vitit 2023, çmimet e vajit të ullirit, vezëve, gjalpit dhe patateve në BE edhe më tej kanë qenë më të larta krahasuar me janarin e vitit 2021, por rritja e tyre është me një ritëm më të ngadalësuar për dallim nga muajt paraprakë.

 Ashtu që, në shtator të këtij viti çmimi mesatar i vajit të ullirit ka qenë për 75 për qind më i lartë krahasuar me janarin e vitit 2021, derisa patatet në periudhën e njëjtë janë shtrenjtuar për 53 për qind. 

 Vezët, ndërkaq, edhe pse çmimet e tyre kanë shënuar ulje të caktuar në gusht dhe shtator të këtij viti, megjithatë janë për 37 për qind më të shtrenjta në krahasim me janarin e vitit 2021. Çmimet e gjalpit ndërkaq në shtator kanë qenë për 25 për qind më të larta sesa në janar të vitit 2021, edhe pse nga dhjetori i vitit të kaluar ka tendencë të uljes së tyre graduale. 

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR