• e hënë, 23 dhjetor 2024

Mickoski: Më vjen keq që Bytyqi nuk ka arritur deri në fund ta mundësojë investimin që të jetë i suksesshëm

Mickoski: Më vjen keq që Bytyqi nuk ka arritur deri në fund ta mundësojë investimin që të jetë i suksesshëm

Shkup, 5 korrik 2024 (MIA) - Më vjen keq që nuk ka arritur deri në fund ta mundësojë investimi të jetë i suksesshëm, deklaroi sot kryeministri Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur ish zëvendës kryeministrit për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi, i cili përmes publikimit në Fejsbuk, tha se dikush "mburret me pendët e të tjerëve".

Ai theksoi se kanë bërë shumë më tepër sesa Bytyqi për katër vite, dhe siç tha, "ky investim sot bëhet realitet".

"Shpresoj se në gusht do të mund të kënaqemi në gur-themelin e ri për fillimin e 110 vendeve të reja të punës, dhjetëra milionë eksport dhe shpresoj se në periudhën që vijon do të jeni dëshmitarë të investimeve shtesë që kjo Qeveri për disa javë do t'i bëjë, atë që Qeveria paraprake dhe zotëriu që e thotë këtë nuk kanë arritur për katër vite ta bëjnë", tha Micskoski në deklaratë për mediumet, të dhënë pas konferencës për shtyp në Qeveri, ku u publikua investimi i ri gjermano-belg.

Pasi në mëngjes kryeministri Mickoski në "Fejsbuk" e publikoi investimin gjermanoi-belg, ish kryeministri për çështje ekonmike, Fatrmir Bytyqi po ashtu në publikim në Fejsbuk ka shkruar se investimi është punuar nga ana e Kabinetit të tij dhe se krahas këtij invesitmi, ka edhe gjashtë investime për të cilat janë përpiluar marrëveshje për përkrahje dhe e presin filtrin e fundit në komisionin për mbrojtje të konkurencës, e të cilat nuk janë publikuar për shkaqe parimore dhe për shkak të procesit zgjedhor.

"Po, po; ka dallim! Dikush 'mburret me pendët e të tjerëve' dhe shpall investimin e EPSOTECH si të vetin (madje para se të përfundohen të gjitha procedurat), ndërsa dikush tjetër pret derisa të shprehen të gjitha institucionet relevante për të konfirmuar marrëveshjen e bashkëpunimit. Faleminderit VMRO DPMNE-së që i konfirmojnë dhe vazhdojnë investimet e planifikuara që kabineti im (tani ish-kabineti) i ka përfunduar profesionalisht dhe me precizion gjatë periudhës së kaluar", ka shkruar Bytyqi. bsh/

Foto: Printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR