• e premte, 30 gusht 2024

Vazhdohet ndërprerja për vuajtjen e dënimit për disa prej të dënuarve për 27 prillin, përfshirë edhe Mitko Çavkovin

Vazhdohet ndërprerja për vuajtjen e dënimit për disa prej të dënuarve për 27 prillin, përfshirë edhe Mitko Çavkovin

Shkup, 29 gusht 2024 (MIA) - Ish-ministri i Punëve të Brendshme, Mitko Çavkov, i dënuar me 18 vjet për terrorizëm pas ngjarjeve të 27 prillit 2017 në Kuvend, mori ndërprerrje të vuajtjes së dënimit deri më 21 nëntor.

Nga burgu i Shtipit thonë se ndërprerje në vuajtjen e dënimit për arsye mjekësore kanë marrë gjashtë persona.

Drejtori i Burgut të Shtipit, Dejan Zdravkov, për MIA-n i konfirmoi informacionet se me vendim të gjykatës ndërprerja në vuajtjen e dënimit është vazhduar për Mitko Çavkov (deri më 21 nëntor), Mitko Peshov (deri më 16 nëntor), Oliver Popovski (deri 22 shtator) dhe Dushko Lazarov (deri më 25 shtator). Aleksandar Janevski t- Toshta dhe Jane Çentos u përfundoi ndërprerja dhe u kthyen në burg më 14 gusht.

Nga Gjykata Penale për MIA-n konfirmuan se pesë persona të dënuar për ngjarjet e 27 prillit kanë kërkuar nga gjykata ndërprerjen e dënimit. Gjykata u lejoi ndërperje tre prej tyre për një të dënuar, vendimi është në përgatitje e sipër, ndërsa një prej kërkesave u refuzua për mungesë të dokumentacionit.

Drejtori i Drejtorisë për ekzekutimin e sanksioneve Aleksandar Pandov në fund të korrik ka nënshkruar vendime për ndërprerje 30-të ditore të dënimit për disa nga personat e dënuar më 27 prill, për shkak të mjekimit. 

Në lidhje me sulmin në Kuvend, në burg ndedhen 16 persona, të dënuar me 7 deri në 16 vjet burg për veprën penale “rrezikim terrorist të rendit kushtetues dhe e sigurisë”. Dënimin më të lartë prej 16 vitesh e ka marrë Mitko Çavkov, ish-drejtor i Byrosë për Siguri Publike (BSP), i cili atëherë kishte “komandën e artë” për protestat para Kuvendit. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR