• e hënë, 23 dhjetor 2024

DAP: Funksionojnë sistemet e-PDD, e-Shërbimeve tatimore dhe TVSH-ja ime

DAP: Funksionojnë sistemet e-PDD, e-Shërbimeve tatimore dhe TVSH-ja ime

Shkup, 30 gusht 2024 (MIA) - Drejtoria e të Ardhurave Publike (DAP) sot informoi se sistemet e-PDD, e-Shërbime tatimore dhe TVSH-ja ime janë në funksion.

"Aktivitetet rreth shërbimeve të sistemeve e-PDD dhe e-Shërbime tatimore që DAP i ka filluar dje pas orës 16:30,  kanë përfunduar me sukses dhe tatimpaguesit mund të vazhdojnë të përdorin shërbimet përmes këtyre sistemeve të ofruara nga Drejtoria e të Ardhurave Publike. Falenderojmë të gjithë qytetarët dhe taksapaguesit për mirëkuptimin", thuhet në kumtesën e DAP-it. rq/bsh/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR