• e shtunë, 31 gusht 2024

Rritje e qarkullimit në tregtinë me pakicë

Rritje e qarkullimit në tregtinë me pakicë

Shkup, 30 gusht 2024 (MIA) - Enti Shtetëror i Statistikës informoi se në tregtinë me pakicë, në korrik 2024, krahasuar me korrik 2023, shikuar sipas grupeve dhe klasave, rritje e qarkullimit është vërejtur në grupet: Tregtia me pakicë me produkte joushqimore, pijeve dhe duhanit (nominalisht për 20.2 për qind, dhe realisht për 17.1 për qind). Tregtia me pakicë me produkte joushqimore, përveç karburanteve (nominalisht për 8.5 për qind, dhe realisht për 5.1 për qind),Tregtia me pakicë me përjashtim të karburanteve (nominalisht 14.1 për qind, dhe realisht për 10.0 për qind).

Rritje e qarkullimit është vërejtur vetëm në qarkullimin nominal në grupin Tregtia me pakicë e karburanteve për automobila, me 1.3 për qind, dhe norma reale zvogëlohet për 2.6 për qind. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR