• e mërkurë, 06 nëntor 2024

Kontrolle të DAP-it në ngjarje në ambient të hapur

Kontrolle të DAP-it në ngjarje në ambient të hapur

Shkup, 30 gusht 2024 (MIA) - Ekipet mobile të Drejtorisë së të ardhurave publike edhe këtë fundjavë vazhdojnë me kontrolle të rregullta për fiskalizim, veçanërisht në vendet ku mbahen ngjarje në ambient të hapur, si në Vinicë dhe Sveti Nikollë.

regtarët dhe kryerësit e veprimtarive të cilët shesin mallra dhe shërbime për të cilat pagesa nuk bëhet përmes bankës, përkatësisht pagesat bëhen me para të gatshme (pagesat me para në dorë), duhet të përdorin një sistem fiskal të miratuar të pajisjeve për regjistrimin e pagesave me para të gatshme dhe duhet të lëshojnë faturë fiskale për qarkullimin e bërë. Pavarësisht nëse kanë detyrim TVSH, nëse shesin mallra apo shërbime me para të gatshme, janë të detyruar të vendosin dhe përdorin një aparat fiskal", thuhet në kumtesën e sotme nga DAP.

Nga aty i kujtojnë edhe personat fizik që të respektojnë Ligjin për Tatimin mbi të Ardhurat Personale (LTAP), gjegjësisht të paraqesin Kërkesë për pagesë paushall të tatimit nga kryerja e një veprimtarie të natyrës së përkohshme (sezonale), në njësinë rajonale të DAP-it.

Njëkohësisht apelojnë që paraprakisht të jetë respektuar kushti për shfrytëzimin e hapësirës së qytetit, përkatësisht të kenë leje nga Komuna. Në bazë të kërkesës së paraqitur, DAP do të nxjerrë vendim me paradhënie të përcaktuara të tatimit mbi të ardhurat personale, bashkëngjitur me urdhër për pagesën e tatimit. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

 

 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR