• e hënë, 23 dhjetor 2024

Takim i sekretares së përgjithshme Dimovska me përfaqësuesit e NDI-së

Takim i sekretares së përgjithshme Dimovska me përfaqësuesit e NDI-së

Shkup, 30 gusht 2024

Sekretarja e përgjithshme e Kuvendit, Marina Dimovska, sot realizoi takim pune me përfaqësuesit e Institutit Demokratik Nacional - NDI.

Në takim u diskutua për shumë tema aktuale, si dhe për vazhdimin e bashkëpunimit për organizimin e disa evenimenteve që synojnë promovimin e transparencës së Kuvendit dhe përfshirjen e qytetarëve në proceset demokratike.

 

Përfaqësuesit e NDI-së informuan për aktivitetet në lidhje me evenimentet që do të realizohen në bashkëpunim me Kuvendin, para se gjithash, në promovimin e transparencës dhe afrimin e Kuvendit me të rinjtë. 

 

Sekretarja e përgjithshme Dimovska shprehu gatishmërinë e saj për intensifikimin e bashkëpunimit për realizimin e evenimenteve të dakorduara për realizimin e tyre me sukses, gjë që do të rezultonin me transparencë më të madhe të Kuvendit dhe proceseve që zhvillohen në të.

Kuvendi i RMV-së

________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit. 

Foto: Kuvendi i RMV-së

 

QËNDRONI TË LIDHUR