Tripunovski: Janë ndarë 493 milionë denarë për naftën "e gjelbër", masa do të ndryshohet vitin e ardhshëm për t'u bërë më efektive
- Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski dhe drejtori i Agjencisë për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural, Ilija Stoilev vizituan Njësinë Rajonale të MBPEU-së në Strumicë, ku sot janë ndarë mbi 4.500 kartela për naftë të "gjelbër" me vlerë mbi 39 milionë denarë.
- Post By Fami Bajrami
- 16:23, 30 gusht, 2024
Shkup, 30 gusht 2024 (MIA) - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski dhe drejtori i Agjencisë për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural, Ilija Stoilev vizituan Njësinë Rajonale të MBPEU-së në Strumicë, ku sot janë ndarë mbi 4.500 kartela për naftë të "gjelbër" me vlerë mbi 39 milionë denarë.
"Prej sot janë shpërndarë kartelat e gjelbërta të naftës. Ministria ka ndarë 493 milionë denarë me të cilat do të mbulohen shpenzimet për naftën e 'gjelbër' për 46.000 bujq", theksoi Tripunovski.
Ai paralajmëroi se kjo masë do të pësojë disa ndryshime vitin e ardhshëm për ta bërë më efektive. Sipas Tripunovskit, masa duhet të rishikohet për të pasur efekt të plotë ndaj prodhimit bujqësor. rq/bsh/
Foto: MBPEU