• e diel, 18 maj 2025

Varri i Papa Françeskut do të mund të vizitohet nga opinioni që të dielën në mëngjes

Varri i Papa Françeskut do të mund të vizitohet nga opinioni që të dielën në mëngjes

Vatikan, 24 prill 2025 (MIA) - Besimtarët do të mund ta vizitojnë varrin e Papa Françeskut "që të dielën në mëngjes" në bazilikën Shën Mëria Maxhore në qendër të Romës, kumtoi sot drejtori i pres shërbimit të Vatikanit, Mateo Bruni.

Arkivoli i Papës, i cili vdiq të hënën në moshën 89-vjeçare, të shtunën do të dërgohet në atë bazilikë, ku do të varroset, ndërsa do t'i paraprijë ceremonia fetare në sheshin Shën Pjetri.

Vatikani me kumtesë të posaçme informoi se rreth 61.000 besimtarë nga e mërkura në mëngjes e kanë vizituar bazilikën Shën Pjetri në Romë për t'i shprehur homazh Papa Françeskut. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR