• e shtunë, 06 korrik 2024

Vëllai i Mbapes është në bisedime me PSZH-në për marrëveshjen e tij të parë profesionale

Vëllai i Mbapes është në bisedime me PSZH-në për marrëveshjen e tij të parë profesionale

 Paris, 26 dhjetor 2023 (MIA)  -  Vëllai i sulmuesit francez Kilian Mbape, Itan, bisedon  për mundësinë që ta nënshkruajë marrëveshjen e parë profesionale me PSZH-në, transmeton "L'equipe".

Marrëveshje e të rinjve të 16-vjeçarit me parisienët skadon në fund të sezonit.

 Itan Mbape debutoi për ekipin kryesor të Pari Sen-Zherman në ndeshjen e xhiros së 17-të të Ligës 1 me Mecin (3:1), e cila u luajt më 20 dhjetor. Ai në fushë hyri si zëvendësues në 90+2 minutën e ndeshjes.

 PSZH momentalisht është në krye të rendistjes së kampionatit francez. Ekipi në 17 ndeshje fitoi 40 pikë.

 Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR