EURO2024: Betejë për dy vendet e fundit në gjysmëfinale
- Ndeshjet gjysmëfinale të Kampionatit Evropian në futboll do të kompletohen sot pas dy ndeshjeve të mbetura çerekfinale Anglia - Zvicra dhe Holanda - Turqia.

Berlin, 6 korrik 2024 (MIA) - Ndeshjet gjysmëfinale të Kampionatit Evropian në futboll do të kompletohen sot pas dy ndeshjeve të mbetura çerekfinale Anglia - Zvicra dhe Holanda - Turqia.
Programi çerekfinal i së shtunës fillon në ora 18:00 me ndeshjen mes Anglisë dhe Zvicrës në Dyseldorf.
Trajneri anglez, Gareth Sauthgejt në ndeshjen kundër Zvicrës do ta drejtojë ndeshjen nga pankina për të 100-të herë.
Gjysmëfinalistin e fundit të EURO2024 do ta japë fituesi nga ndeshja e sotme me fillim nga ora 21:00 mes Holandës dhe Turqisë në Berlin.
Plasman mes katër skuadrave më të mira dje siguruan Spanja dhe Franca, të cilat e përbëjnë ndeshjen e parë gjysmëfinale. Spanja dje e fitoi Gjermaninë me rezultatin 2:1, pas vazhdimeve në minutën e 118-të, pasi në kohën e rregullt rezultati ishte 1:1, ndërsa Franca ishte më e suksesshme se Portugalia pas gjuajtjes së penaltive, pasi koha e rregullt përfundoi pa gola. ls/
Foto: Fejsbuk