Ushtritë e NATO-s nuk janël të përgatitura për luftë me drona, deklaroi komandanti ukrainas
- Forcat e armatosura të vendeve të NATO-s nuk janë të përgatitura për luftë moderne me dronë, deklaroi komandanti i njësive ukrainase që operojnë sisteme pa pilot, kolonel Vadim Suharevski, tre vjet pas fillimit të pushtimit rus në Ukrainë dhe në kohën kur të dyja palët në konflikt po përpiqen për superioritet teknologjik.
- Post By Melahat Baftija
- 15:31, 5 mars, 2025

Kiev, 5 mars 2025 (MIA) - Forcat e armatosura të vendeve të NATO-s nuk janë të përgatitura për luftë moderne me dronë, deklaroi komandanti i njësive ukrainase që operojnë sisteme pa pilot, kolonel Vadim Suharevski, tre vjet pas fillimit të pushtimit rus në Ukrainë dhe në kohën kur të dyja palët në konflikt po përpiqen për superioritet teknologjik.
Kievi po përpiqet të qëndrojë përpara armikut të tij duke përdorur inteligjencën artificiale, duke vendosur më shumë dronë me bazë tokësore dhe duke testuar lazer për të rrëzuar dronët rusë, shtoi ai.
Koloneli përshkroi ritmin me të cilin po zhvillohet lufta me dron dhe mënyrën se si ajo po ndryshon doktrinat e vendosura ushtarake.
"Me sa shoh dhe dëgjoj, asnjë ushtri tokësore e NATO-s nuk është e përgatitur të merret me dronët që sulmojnë në valë", tha ai në intervistë.
Sipas tij, NATO duhet të njohë avantazhet ekonomike të dronëve, të cilët shpesh kushtojnë shumë më pak se armët konvencionale të nevojshme për t'i rrëzuar.
Dronët me rreze të gjatë të modeleve më të tjeshta mund të kushtojnë vetëm disa mijëra dollarë, megjithëse dronët sulmues Shahed vlerësohen me një shumë prej pesë shifrash. Raketat për të kapur objektet fluturuese zakonisht kushtojnë gjashtë ose shtatë shifra dhe shumë vende kanë rezerva të kufizuara, duke e bërë përdorimin e tyre jashtëzakonisht joekonomik.
Ukraina pretendon se deri në vitin 2024 ka prodhuar 2,2 milionë dronë të vegjël të tipit "dronë me pamje nga personi i parë" dhe 100.000 drone më të mëdhenj me rreze të gjatë. Rusia më parë njoftoi se do të prodhonte 1,4 milionë dronë me "pamje nga personi i parë" po atë vit. mb.
Foto: Ushtria e Ukrainës në X