Ushtarët izraelitë e lëshojnë spitalin Al Shifa
- Një gazetar i cili është bllokuar brenda spitalit Al Shifa tha se ushtarët tani e kanë lëshuar ndërtesën dhe janë zhvendosur jashtë mureve të saj, raportoi Bi-Bi-Si.
- Post By Besnik Shuki
- 19:37, 15 nëntor, 2023

Gazë, 15 nëntor 2023 (MIA) - Një gazetar i cili është bllokuar brenda spitalit Al Shifa tha se ushtarët tani e kanë lëshuar ndërtesën dhe janë zhvendosur jashtë mureve të saj, raportoi Bi-Bi-Si.
Forcat e Mbrojtjes të Izraelit zyrtarisht nuk e kanë komentuar pretendimin ose nuk kanë thënë se kur do të përfundojë operacioni.
Bi-Bi-Si theksoi se nuk mund në mënyrë të pavarur të konfirmojë nëse ushtarët e kanë lëshuar Al Shifan.
Ndërkohë, Etar Shalabi i Bi-Bi-Si Arabik bisedoi me mjekun Mohamed Abu Salamia, drejtor i përgjithshëm i spitalit Al Shifa, i cili tha se ushtarët ishin larguar nga ndërtesa e kirurgjisë së specializuar të spitalit.
Megjithëatë, ai nuk mundi të konfirmojë nëse ata ishin larguar edhe nga ndërtesat e tjera të kompleksit.
-"Unë ende mund të shoh shumë tanke në portat e spitalit", tha ai.
Mjeku Salamia, gjithashtu, i akuzoi trupat izraelit për dëmtimin e pajisjeve të specializuara gjatë bastisjes.
Foto: Arkivi i MIA-s