Urimi i Presidentes Osmani për Fitër Bajram
- Me rastin e Fitër Bajramit, ju shpreh urimet më të përzemërta, duke ju dëshiruar paqe, begati dhe harmoni në familjet dhe zemrat tuaja. Kjo ditë feste shënon përmbylljen e një muaji sakrifice, devotshmërie dhe reflektimi.
- Post By Sara Ademi
- 10:39, 30 mars, 2025

Prishtinë, 30 mars 2025
Me rastin e Fitër Bajramit, ju shpreh urimet më të përzemërta, duke ju dëshiruar paqe, begati dhe harmoni në familjet dhe zemrat tuaja. Kjo ditë feste shënon përmbylljen e një muaji sakrifice, devotshmërie dhe reflektimi.
Bajrami është festë e mirësisë dhe e solidaritetit, një moment për ta ndarë gëzimin me familjen, miqtë dhe ata që kanë më shumë nevojë për dashuri dhe mbështetje.
Le të shërbejë kjo ditë si një rikujtim se durimi, përkushtimi dhe zemërgjerësia janë vlera që duhet të na udhëheqin gjithnjë.
Urime Fitër Bajramin me zemër të bardhë dhe me vepra të mbara!
Zyra e Presidentes të Republikës së Kosovës
_____________________________________________________________________________________________________________
MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.