Të paktën një person e ka humbur jetën pasi një nxënës në një shkollë të mesme franceze sulmoi me thikë disa nxënës
- Të paktën një person e ka humbur jetën, ndërsa një është në gjendje kritike, pasi një nxënës ka goditur me thikë të paktën katër nxënës në shkollën e mesme "Notre-Dame-de-Tut-Aids" në rajonin francez Dulon në Nant, shkruan Telegrafi.

Paris, 24 prill 2025 (MIA) - Të paktën një person e ka humbur jetën, ndërsa një është në gjendje kritike, pasi një nxënës ka goditur me thikë të paktën katër nxënës në shkollën e mesme "Notre-Dame-de-Tut-Aids" në rajonin francez Dulon në Nant, shkruan Telegrafi.
Sipas informacioneve fillestare, sulmuesi është nxënës në një shkolle tjetër të mesme.
Nxënësi hyri në dy klasa dhe filloi të godiste me thikë fëmijët. Mësuesit e mposhtën atë përpara se të arrinte policia, shruan Dejli Mejl.
Sulmuesi është një djalë 15-vjeçar, nxënës i vitit të dytë, i cili më parë ishte i panjohur për policinë, gjyqësorin apo shërbimet e inteligjencës.
Rreth mesditës ai është ngjitur në katin e dytë të shkollës dhe ka goditur me thikë nxënësin e parë, më pas ka zbritur poshtë dhe ka goditur me thikë të paktën tre adoleshentë të tjerë. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s