• e enjte, 27 mars 2025

Umerov: Biseda me SHBA-në në Riad ka qenë produktive

Umerov: Biseda me SHBA-në në Riad ka qenë produktive

Riad, 24 mars 2025 (MIA) - Ministri ukrainas i Mbrojtjes, Rustem Umerov deklaroi dje në Riad se bisedimet me delegacionin amerikan në Arabinë Saudite kanë qenë "produktive" dhe të fokusuara në sektorin energjetik.

"Diskutuam çështje kyçe, duke përfshirë sektorin e energjisë", shtoi Umerov në postimin e tij në platformën X.

Ministri i Mbrojtjes së Ukrainës e kryeson delegacionin e vendit të tij në bisedime, të cilat janë pjesë e përpjekjeve diplomatike të presidentit amerikan Donald Tramp për t'i dhënë fund luftës trevjeçare.

Takimi i delegacioneve të SHBA-së dhe Ukrainës i paraprinë bisedimeve ndërmjet delegacioneve amerikane dhe ruse, të cilat janë planifikuar për sot.

Takimi pasoi një seri bisedimesh të zhvilluara në Arabinë Saudite, fillimisht midis SHBA-së dhe Rusisë, dhe më pas midis SHBA-së dhe Ukrainës, kur Kievi pranoi një propozim për një armëpushim 30-ditor.

Putin ra dakord të ndalonte përkohësisht sulmet ndaj objekteve energjetike të Ukrainës, por refuzoi të miratonte armëpushim të plotë 30-ditor. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR