Të paktën gjashtë persona e kanë humbur jetën gjatë fundosjes së nëndetëses turistike në afërsi të Hurgadës
- Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën, ndërsa nëntë janë lënduar gjatë fundosjes së një nëndetëse turistike në afërsi të resortit egjiptian Hurgada në Detin e Kuq, shkruan gazeta egjiptiane "Al-Ahram".

Kajro, 27 mars 2025 (MIA) – Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën, ndërsa nëntë janë lënduar gjatë fundosjes së një nëndetëse turistike në afërsi të resortit egjiptian Hurgada në Detin e Kuq, shkruan gazeta egjiptiane "Al-Ahram".
Në nëndetësen kishte 45 shtetas rusë, ndërsa 29 persona u shpëtuan.
Nëndetësja Sinbad ka vite që transporton turistë për të eksploruar botën nënujore të Detit të Kuq, ndërsa sipas ueb-faqes së kompanisë që e operon, është një nga vetëm 14 nëndetëset e vërteta turistike në botë. Ajo mund të pranojë maksimumi 44 udhëtare dhe zbret në një thellësi prej 25 metrash, duke ofruar pamje prej rreth 500 metrash të shkëmbinjve koralorë.
Në fund të nëntorit, një varkë turistike është fundosur në Detin e Kuq pranë resortit Marsa Alam, ku e humbën jetën 11 persona, ndërsa 35 kanë shpëtuar.
Në fillim të shkurtit, një varkë turistike u fundos në afërsi të Xhabal aj Zajt, në veri të Hurgadës. Të gjithë njerëzit në anije u shpëtuan. ls/
Foto: Arkivi i EPA-s