Zelenski pas samitit në Paris: Rusia nuk dëshiron paqe, por më shumë territor
- Presidenti i Ukrainës, Vollodimir Zelenski, pas përfundimit të samitit në Paris, të koalicionit të ashtuquajtur të përgatiturve, deklaroi se Rusia nuk dëshiron paqe.
- Post By Fami Bajrami
- 16:26, 27 mars, 2025

Paris, 27 mars 2025 (MIA) - Presidenti i Ukrainës, Vollodimir Zelenski, pas përfundimit të samitit në Paris, të koalicionit të ashtuquajtur të përgatiturve, deklaroi se Rusia nuk dëshiron paqe.
Në Pallatin e Eliseut, më shumë se tridhjetë vende aleate të Kievit diskutuan për më shumë se tre orë finalizimin e garancive për sigurinë e Ukrainës. Një nga opsionet që po shqyrtohet është vendosja e forcave paqeruajtëse evropiane, si pjesë të një marrëveshjeje të ardhshme paqesore me Rusinë – edhe pse tani për tani kjo është vetëm një mundësi hipotetike.
"Kushtet ruse për armëpushim në Detin e Zi janë joreale", deklaroi Zelenski.
Ai theksoi se Moska po përpiqet të zvarritë negociatat për të pushtuar edhe më shumë territor në Ukrainë.
Zelenski, gjithashtu, paralajmëroi se çdo heqje e sanksioneve kundër Rusisë në këtë kohë do të ishte një "katastrofë për diplomacinë". rq/bsh/
Foto: EPA