Dy nga të lënduarit nga zjarri në Koçan, të cilët u trajtuan në Belgjikë, janë kthyer në vend
- Dy nga katër të lënduarit nga zjarri në lokalin e natës në Koçan, të cilët javën e kaluar u transferuan në spitalet e Belgjikës, pas mjekimit dhe shërimit të suksesshëm, sot kanë udhëtuar për në Shkup, njoftoi korrespodenti e MIA-s nga Brukseli.
- Post By Fami Bajrami
- 17:07, 27 mars, 2025

Bruksel, 27 mars 2025 (MIA) - Dy nga katër të lënduarit nga zjarri në lokalin e natës në Koçan, të cilët javën e kaluar u transferuan në spitalet e Belgjikës, pas mjekimit dhe shërimit të suksesshëm, sot kanë udhëtuar për në Shkup, njoftoi korrespodenti e MIA-s nga Brukseli.
Të mërkurën e kaluar, katër personat e lënduar nga zjarri tragjik në Koçan janë transferuar për mjekim në Belgjikë me aeroplan special të Forcave të Armatosura të Rumanisë, në koordinim me BE-në dhe janë dërguar për mjekim në spitalet në Bruksel, Anvers dhe Sharleroa.
Menjëherë pas publikimit për arritjen e tyre në Bruksel, një numër i madh i qytetarëve të Maqedonisë që jetojnë në Belgjikë ofruan strehim dhe transport falas për familjarët e të lënduarve, ndërsa Ambasada siguroi edhe përkthyes, të cilët ndihmuan të lënduarit dhe të afërmit e tyre në komunikimin me personelin mjekësor.
"Faleminderit të gjithë bashkëqytetarëve tanë në Belgjikë, të cilët treguan solidaritet dhe interesim të madh për të ndihmuar", potencoi ambasadori i Maqedonisë në Belgjikë, Metodija Belevski, me rastin e kthimit të sotëm të dy të lënduarve në vendlindje. rq/
Foto: FB