Rute në konsultime me kryeministrin britanik dhe presidentët e Francës dhe Ukrainës
- Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute në Iks publikoi se ka pasur konsultime sot në mëngjes me kryeministrin britanik Kir Starmer, si dhe me presidentët e Francës dhe Ukrainës, Emanuel Makron dhe Volodimir Zelenski, para fillimit të forumit të sotëm për mbështetje të Ukrainës, që do të mbahet në Paris.

Paris, 27 mars 2025 (MIA) - Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute në Iks publikoi se ka pasur konsultime sot në mëngjes me kryeministrin britanik Kir Starmer, si dhe me presidentët e Francës dhe Ukrainës, Emanuel Makron dhe Volodimir Zelenski, para fillimit të forumit të sotëm për mbështetje të Ukrainës, që do të mbahet në Paris.
"Këtë mëngjes u takova me kryeministrin britanik Kir Starmer, ndërsa më pas edhe me presidentin francez Emanuel Makron dhe presidentin ukrainas Volodimir Zelenski për të përgatitur konferencën e sotme në Paris dhe për të koordinuar përpjekjet tona për të mbështetur një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme në Ukrainë", theksoi Rute në Iks.
Fokusi kryesor i Samitit, që Makron e organizon për mbështetje të Kievit, do të jetë në garancitë e sigurisë në rast të një armëpushimi të mundshëm midis Ukrainës dhe Rusisë. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s
фото: ЕПА архива