Makron: Nuk mund të ketë heqje të sanksioneve ndaj Rusisë përpara se të vendoset paqja në Ukrainë
- Presidenti francez Emanuel Makron deklaroi se në takimin e sotëm është “dakorduar unanimisht” se “tani nuk është koha për të hequr sanksionet kundër Rusisë në asnjë mënyrë”.

Paris, 27 mars 2025 (MIA) - Presidenti francez Emanuel Makron deklaroi se në takimin e sotëm është “dakorduar unanimisht” se “tani nuk është koha për të hequr sanksionet kundër Rusisë në asnjë mënyrë”.
“Nuk mund të ketë heqje të sanksioneve përpara se të vendoset paqja”, shtoi Makron.
Ai kumtoi se është marrë një vendim për të udhëzuar ministrat e Punëve të Jashtme të koalicionit të përgatitur për të paraqitur një propozim se si mund të monitorohet një armëpushim i mundshëm. Ata kanë afat prej tre javësh për ta bërë këtë.
Shtesë, Makroni paralajmëroi se Britania e Madhe dhe Franca do të dërgojnë një delegacion në Ukrainë për të bashkëpunuar me forcat e armatosura të Ukrainës dhe për t'i ndihmuar ato të planifikojnë hapat e ardhshëm.
Pas bisedimeve me kryeministrin britanik Kir Starmer, Makron deklaroi se ata të dy do të udhëzojnë komandantët ushtarakë që të organizojnë dërgimin e një ekipi franko-britanik në Ukrainë në ditët në vijim për të bashkëpunuar ngushtë me partnerët ukrainas.
Presidenti francez foli më pas se si kjo do ta ndihmonte koalicionin në të ardhmen.
Sipas tij, koalicioni do të shqyrtojë se "çfarë formati nevojitet për sa i përket numrit të ushtarëve, si dhe cilat pajisje dhe teknika janë të nevojshme për t'iu përgjigjur agresionit të ardhshëm rus dhe për të penguar çdo veprim agresiv rus".
"Kjo do të na lejojë të hyjmë në një fazë planifikimi për të qartësuar kontributin e secilit anëtar të koalicionit dhe për t'i dhënë Ukrainës një pamje të qartë të një plani veprimi shumë të saktë që duam të zbatojmë," përfundoi Makron. ls/
Foto: EPA