• e martë, 29 prill 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Në Londër Samit dyditor për luftë kundër kontrabandës së emigrantëve

Në Londër Samit dyditor për luftë kundër kontrabandës së emigrantëve

Londër, 31 mars 2025 (MIA) - Qeveria e Britanisë së Madhe do të jetë nikoqire e Samitit të parë ndërkombëtar për sigurinë kufitare në luftën kundër rrjeteve kriminale që organizojnë kontrabandimin e emigrantëve.

Ministrat dhe përfaqësuesit e organeve të rendit nga 40 vende sot dhe nesër në Londër do të diskutojnë bashkëpunimin ndërkombëtar, rutat e emigrantëve, krimin financiar dhe reklamat në internet për të inkurajuar udhëtimet e rrezikshme.

Kalimi i kanalit La Mansh me varka të vogla të mbingarkuara është pjesë e një problemi më të gjerë të krimit të organizuar, i cili nxit emigracionin për përfitime. Këtë vit, një numër rekord i emigrantëve të paligjshëm kanë mbërritur në Britaninë e Madhe përmes La Mandhit. Vitin e kaluar, janë heqir më shumë se 8.000 reklama të mediave sociale ku trafikantët reklamonin udhëtimet përpara se të kalonin në kanale të koduara, me ç'rast me qindra njerëz janë arrestuar për lehtësimin e udhëtimeve.

Samiti do të diskutojë se si të gjurmohen paratë e trafikantëve të qenieve njerëzore në nivel global. Besohet se qindra milionë janë transferuar ilegalisht përmes sistemit informal të transfertave të parave "havala", i cili, edhe pse një mjet ligjor, përdoret edhe për pagesat që lidhen me kalimet ilegale të La Mandhit.

Ai gjithashtu bën thirrje për futjen e veprave të reja penale dhe dhënien e kompetencave policisë dhe agjencive të zbatimit të ligjit për të luftuar terrorizmin. mb/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR