• e premte, 11 prill 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Sfidat e jashtme politike, të sigurisë, mbrojtëse dhe ekonomike të BE-së, temat kryesore në sesionin e jashtëm të PE-së

Sfidat e jashtme politike, të sigurisë, mbrojtëse dhe ekonomike të BE-së, temat kryesore në sesionin e jashtëm të PE-së

Bruksel, 31 mars 2025 (MIA) - Sfidat me të cilat përballet BE-ja, politika e saj e jashtme dhe e mbrojtjes, siguria dhe gatishmëria, si dhe çështjet që kanë të bëjnë me industrinë e çelikut dhe metalit, energjetikën dhe Unionin e kursimeve dhe investimeve, do të jenë temat kryesore të seancës së kësaj jave të Parlamentit Evropian në Strasburg.

Siç njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, seanca plenare fillon sot vonë pasdite me debate për propozim-buxhetin e BE-së për vitin 2026, Unionin e kursimeve dhe investimeve, Busullën kulturore evropiane, lirinë akademike të akademikëve dhe hulumtuesve evropianë në SHBA, si dhe pluralizmin demokratik dhe përforcimin e integritetit, transparencës dhe politikave antikorrupsion në bllok. Pas debateve para deputetëve do të prezantohen raportet lidhur me kimikatet.

Nesër, seanca do të fillojë me një debat mbi konkluzionet e Samitit të BE-së të mbajtur më 20 mars, gjatë të cilit eurodeputetët do të diskutojnë me presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Koshta dhe me kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, sfidat me të cilat përballet Unioni, në lidhje me konkurrencën, mbrojtjen dhe sigurinë, situatat në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme, si dhe Korniza shumëvjeçare buxhetore për vitin 2027, si dhe me migracionin dhe multilateralizmin.

Kjo do të pasohet nga një debat mbi "Krimet ruse të luftës në Ukrainë" dhe mbështetje për Kievin në arritjen e drejtësisë, si dhe vota për kërkesat për heqjen e imuniteteve parlamentare të eurodeputetëve Jana Nagjova (Republika Çeke), Petr Bistron (Gjermani), Maçej Vasik (Poloni) dhe Mariush Kaminjski (Poloni), për zgjedhjen e rumunit Luçian Romashkanu për anëtar të Gjykatës evropiane të revizorëve, si dhe për disa rezoluta në lidhje me kimikatet, për ndihmën makrofinanciare për Jordaninë dhe Egjiptin dhe për "Tarifat për importet e produkteve të caktuara me origjinë nga SHBA-ja".

Европскиот Парламент денеска ја поддржа одлуката за продолжување на шемата за употреба на дигиталните ковид-сертификати за уште една година, за што веднаш ќе започнат преговори со Советот.

Gjatë periudhës së votimit, eurodeputetët, ndër të tjera, do të duhet të shprehin pikëpamjet e tyre mbi udhëzimet për buxhetin e BE-së për vitin 2026, Marrëveshjen e bashkëpunimit ndërmjet Euroxhast dhe autoriteteve të Bosnjë e Hercegovinës për çështjet penale, raportet vjetore për vitin 2024 për zbatimin e politikës së përbashkët të jashtme dhe sigurisë dhe politikën e përbashkët të sigurisë dhe mbrojtjes, gjendjen e të drejtave të njeriut dhe demokracisë në botë dhe për rezolutat për rritjen e sigurisë së kartave të identitetit të qytetarëvetë Unionit dhe për industritë intensive energjetike.

Debatet tematike do të mbahen pas votimit për standardet e jetesës, mbrojtjen e punës, pagat dhe shëndetin e banorëve të BE-së, si dhe për "kërcënimet ndaj të drejtave themelore në Hungari" në kontekstin e "amendamenteve legjislative të miratuara së fundmi dhe ndikimin e tyre në të drejtat themelore". mb/

 

QËNDRONI TË LIDHUR