“Politiko”: Kush do t'i udhëheqë ministritë në qeverinë e Mercit?!
- Si pjesë e marrëveshjes për Qeverinë e re gjermane, ministritë e Punëve të Jashtme dhe Ekonomisë do të drejtohen nga ministrat konservatorë të partisë CDU, ndërsa partnerët e tyre të koalicionit socialdemokratë (SPD) do të marrin përsipër portofolin e Financave dhe të Mbrojtjes, shkruan “Politiko”.
- Post By Qefsere Abduli
- 12:38, 11 prill, 2025

Berlin 11 prill 2025 (MIA) - Si pjesë e marrëveshjes për Qeverinë e re gjermane, ministritë e Punëve të Jashtme dhe Ekonomisë do të drejtohen nga ministrat konservatorë të partisë CDU, ndërsa partnerët e tyre të koalicionit socialdemokratë (SPD) do të marrin përsipër portofolin e Financave dhe të Mbrojtjes, shkruan “Politiko”.
Portali i Brukselit thekson se Unioni Kristiansocial (CSU) do ta udhëheq Ministrinë e Punëve të Brendshme në Qeverinë e re gjermane, por ende nuk dihet sa ministra do të jenë në krye të këtyre dikastereve.
Politiko shkruan se deputeti i CDU-së Johan Uadeful, me siguri do ta zëvendësojë Analena Berbokun në krye të diplomacisë gjermane, duke pasur parasysh lidhjet e tij të gjata me Uashingtonin dhe Brukselin.
Përveç Uadeful, këtë dikaster mund ta marrë edhe ish lideri i CDU-së Armin Lashet ose Jens Shpan i cili është i lidhur mire me republikanët amerikan edhe pse nuk është diplomat me përvojë.
Portali thekson se Boris Pistorius të vazhdojë ta kryej funksionin e ministrit të Mbrojtes, në të cilin ishte emëruar rreth një viti pas fillimit të luftës në Ukrainë në shkurt të vitit 2022, ndërsa anketat vazhdimisht e rendisin si një nga politikanët më me popullaritet në Gjermani.
Kur bëhet fjalë për Ministrinë e Financave, kandidatët kryesor për funksionin janë Lars Klingbill i cili është një nga negociuesit kryesor të SPD-së në koalicionin negociues dhe Jorg Kukus, këshilltar për një kohë të gjatë i ish-kancelarit Olaf Sholc.
Karsten Lineman, njëri nga aleatët më të ngushtë të kancelarit të ardhshëm Fridrih Merc, me siguri do ta marrë Ministrinë e Ekonomisë, ndërsa pritet që ministër i ri i Punëve të Brendshme të jetë ish ministri i Transportit nga CSU, Aleksandar Dobrint, shkruan "Politiko".
Aleanca konservatore CDU/CSU fitoi në zgjedhjet federale më 26 shkurt, ndërsa më parë qeverinë e ka udhëhequr socialdemokrati Olaf Sholc. qa/
Foto: Uikipedia