• e premte, 02 maj 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Takim Osmani - Erdogan

Takim Osmani - Erdogan

Prishtinë, 11 prill 2025 (MIA) - Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, për të cilin thotë se është lider që i qëndroi Kosovës pranë gjithmonë

"Presidenti Erdogan është lider që i qëndroi Kosovës pranë gjithmonë, në çdo sfidë e në çdo sukses. Ai është një zë i fuqishëm i miqësisë dhe vizionit të përbashkët. Një mik i dëshmuar i Kosovës, një zë i fuqishëm për të drejtën tonë, dhe një shtyllë e fortë mbështetjeje në çdo etapë të shtetndërtimit tonë", theksoi Osmani.

Sipas saj Turqia është dhe do të mbetet një partner kyç për paqen, sigurinë dhe zhvillimin rajonal dhe se marrëdhëniet mes tyre janë më shumë se miqësi, janë një partneritet i ndërtuar mbi besim, respekt dhe vizion të përbashkët për të ardhmen. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR