IDF-ja organizon turne turistike në territorin e pushtuar sirian
- Armata izraelite (IDF) filloi të organizojë turne alpiniste për civilët në territorin sirian të pushtuar së fundmi gjatë festës së Pashkëve, raportuan mediat lokale.
- Post By Qefsere Abduli
- 14:13, 11 prill, 2025

Jerusalem, 11 prill 2025 (MIA) - Armata izraelite (IDF) filloi të organizojë turne alpiniste për civilët në territorin sirian të pushtuar së fundmi gjatë festës së Pashkëve, raportuan mediat lokale.
Turnet të cilët organizohen dy herë në ditë, do të zgjasin shtatë ditë duke filluar nga kjo javë, ndërsa biletat tashmë janë shitur, njoftoi Guardian.
Të udhëhequr nga një eskortë ushtarake në autobusë të blinduar, grupe të vogla do të udhëtojnë deri 2,5 kilometra në territorin sirian që ishte e padisponueshme derisa IDF-ja nuk e mori nën kontroll zonën tampon të lartësisë Golan pas rrëzimit nga froni të liderit sirian Bashar al Asad në dhjetor të vitit të kaluar. qa/
Foto: arkivi i MIA-s