KB: Numër i madh i viktimave në sulmet izraelite në Rripin e Gazës janë gra dhe fëmijë
- Kombet e Bashkuara sot kanë njoftuar se numër i madh i viktimave në sulmet nizraelite në Rripin e Gaztës janë gra dhe fëmijë, duke i dënuar sulmet e IDF-së ndaj personave të shpërngulur në kampet e refugjatëve.
- Post By Melahat Baftija
- 13:39, 11 prill, 2025

Gjenevë, 11 prill 2025 (MIA) - Kombet e Bashkuara sot kanë njoftuar se numër i madh i viktimave në sulmet nizraelite në Rripin e Gaztës janë gra dhe fëmijë, duke i dënuar sulmet e IDF-së ndaj personave të shpërngulur në kampet e refugjatëve.
"Mes 18 marsit dhe 9 prillit të vitit 2025, kishte afërisht 224 incidnete të sulmeve izraelite ndaj ndërtesave të banimit dhe tendave për personat e shpërngulur", publikoi Zyra e KB-së për të drejta të njeriut.
Në komunkatë theksohet se Zyra i ka konfirmuar informacionet se ka pasur rreth 36 sulme, në të cilat janë vrarë vetëm gra dhe fëmijë", shkruan "Tajms od Izrael". mb/
Foto: EPA