• e enjte, 10 prill 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Sterjovski për Top çenëll: PD-ja nuk e mbajti premtimin dhe për këtë jemi në koalicion zgjedhor me PS-në

Sterjovski për Top çenëll: PD-ja nuk e mbajti premtimin dhe për këtë jemi në koalicion zgjedhor me PS-në

Tiranë, 31 mars 2025 (MIA) - Kreu i Partisë Aleanca Maqedonase për Integrim Evropian, Vasil Sterjovski, i cili kandidon në listën e hapur të PS për qarkun e Korçës, ka zbuluar për Top çenëll detajet e marrëveshjes mes dy partive për zgjedhjet e 11 majit.

Sipas Sterjovskit, mungesa e hapësirës së përfaqësimit në listat e hapura të së djathtës për partitë e vogla ishte shkaku që ai të tërhiqej nga koalicioni dhe të bashkohej me Partinë Socialiste

Për deputetin që ka përfaqësuar minoritetin maqedonas në Kuvendin e Shqipërisë, Kodi Zgjedhor mbetet problematik sa i takon hapësirës për partitë e vogla dhe sidomos për minoritetet të cilët sipas tij duhet të kenë vendin e tyre në Parlament.

Sterjovski e sheh përfaqësimin e minoriteteve në parlament si të vetmen mundësi për përfaqësimin dhe mbrojtjen e interesave të tyre. mb/

Foto: printskrin

 

QËNDRONI TË LIDHUR