• e diel, 30 mars 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

OKB paralajmëron se në Rripin e Gazës ka ushqim për vetëm edhe dy javë

OKB paralajmëron se në Rripin e Gazës ka ushqim për vetëm edhe dy javë

Romë, 27 mars 2025 (MIA) – Programi Botëror i Ushqimit i Kombeve të Bashkuara paralajmëroi sot se në Rripin e Gazës ka ushqim për vetëm edhe dy javë, ku qindra mijëra njerëz janë të ekspozuar në rrezik nga uria e rëndë dhe kequshqyerja.

Agjencia me seli në Romë kumtoi se ka rreth 5,700 ton rezerva ushqimore në Rripin e Gazës, që janë të mjaftueshme për dy javë.

Izraeli e bllokoi sërish ndihmën humanitare dhe rifilloi operacionet ushtarake kundër enklavës palestineze më shumë se një javë më parë, duke shkelur armëpushimin.

Sipas OKB-së për shkak të operacioneve të rinovuara izraelite, për vetëm shatë ditë janë zhvendosur 142,000 njerëz. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR