• e martë, 25 mars 2025

Ulet numri i pacientëve kritikë nga zjarri, nga nesër do të dërgohet ndihma për famijlet e të pësuarve

Ulet numri i pacientëve kritikë nga zjarri, nga nesër do të dërgohet ndihma për famijlet e të pësuarve

Shkup, 23 mars 2025 (MIA) - Gjashtë ditë pas zjarrit tragjik në diskotekën "Puls" në Koçan, numri i pacientëve kritikë që trajtohen në vend dhe jashtë vendit është në rënie. Por, siç theksojnë autoritetet, lufta nuk ka mbaruar, është ende përpara, rreziku i infeksioneve po fillon dhe një përkeqësim i mundshëm i situatës është përpara. Megjithatë, nesër priten protokolle për kthimin në vend të pacientëve të parë nga jashtë që janë në gjendje të mirë shëndetësore, gjë që me shumë mundësi do të ndodhë në gjysmën e dytë të javës.

Aktualisht në vend po trajtohen nga zjarri 54 pacientë, 27 në Qendrën Klinike, 11 në Spitalin e Përgjithshëm "8 Shtatori", 10 në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit, ndërsa gjashtë pacientë po trajtohen në klinikat private.

Nga 116 të shtruarit jashtë vendit, 38 janë dërguar për mjekim përmes Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së, të cilin Qeveria e ka aktivizuar menjëherë pas aksidentit, ndërsa pjesa tjetër janë dërguar përmes ndihmës së drejtpërdrejtë dypalëshe.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, pas takimit të Shtabit të krizës për gjendjen e pacientëve, dhje njoftoi nga pacientët që po kurohen jashtë vendit, pritet të kthehen në vend javën e ardhshme në vend. Pas triazhit që do t'u bëhet, do të përcaktohet nëse ata do të mbahen në disa nga tre spitalet në Shkup ose do të dërgohen për kurim shtëpiak.

Në vend aktualisht po kurohen 54 pacientë nga zjarri në diskotekën Puls në Koçan, pasi dje 10 pacientë u dërguan për shërim shtëpiak. Sipas informacioneve që sot i njoftoi ministri i Shëndetë

Taravari  theksoi se gjashtë pacientë janë në gjendje kritike, derisa nga ana tjetër, 109 pacientët e tjerë janë në gjendje relativisht të mirë. Nga pacientët që janë në gjendje kritike, Taravari theksoi se dy janë duke u kuruar në Lubjanë dhe katër pacientë në Akademinë Mjekësore Ushtarake në Beograd.

Lidhur me ata pacientë që pritet të kthehen në vend javën e ardhshme, Taravari tha se sipas informacionit që marrin, ata mund të kthehen edhe me fluturime komerciale.

"Nga Italia planifikohet një çlajmërim, nga Spanja janë planifikuar dy çlajmërime, nga Suedia një çlajmërim dhe nga Austria dy çlajmërime. Ky është plani, por ne edhe definitivisht do të njoftojmë saktësisht të hënën. Po përgatisim protokolle që do të pranohen nga Shtabi i krizave dhe do të publikohen në mënyrë transparente për të parë se si do të trajtohen pacientët. Së pari do t'i shtrojmë në spitale, pastaj do t'i lëmë të shkojnë në shtëpi. Sipas informacionit që marrim nga këto spitale, pacientët mund të kthehen edhe me fluturimet komerciale", tha Taravari.

Sipas Sasho Klekovskit, drejtor i Fondit për Sigurim Shëndetësor të Maqedonisë (FSSHM) nesër priten protokollet për kthimin në vend të pacientëve të parë nga jashtë të cilët janë në gjendje të mirë shëndetësore, gjë që me shumë mundësi do të ndodhë në gjysmën e dytë të javës. Ekipet nga Izraeli dhe Britania e Madhe, tha ai, po ndihmojnë në planifikimin e kthimit, rehabilitimit dhe trajtimit të mëtejshëm në vend.

Gjendja po përmirësohet, ulet numri i pacientëve kritikë, por jemi larg momentit të relaksimit. Lufta nuk ka përfunduar, sepse rreziku i infeksioneve tani ka filluar dhe një përkeqësim i mund

Sipas tij lufta nuk ka mbaruar, është ende përpara dhe ka mundësi që pacientëve që kanë qenë në gjendje të mirë, gjendja e tyre të përkeqësohet për shkak të rrezikut nga infeksioni. Kjo luftë do të jetë e gjatë dhe nuk do të zgjidhet për një apo dy javë", tha Klekovski, duke theksuar se po bëhen monitorime dhe analiza të rregullta toksikologjike dhe mikrobiologjike si për gjendjet në vend ashtu edhe në spitalet jashtë vendit.

Klekovski informoi se FSSHM-ja u ka dhënë udhëzime mjekëve të familjes që të heqin kufizimet në dhënien e barnave dhe pushimet mjekësore për të prekurit nga zjarri në Koçan dhe familjet e tyre, duke qenë se situata të tilla nuk janë paraparë deri më tani, përveç sëmundjeve ngjitëse.

Për çdo të pësiar nga zjarri në Koçan, përmes Kryqit të Kuq do të jepet ndihmë financiare emergjente në vlerë prej 150 mijë denarë. Vendimi u njoftua në konferencë për media nga drejtori i Shërbimit të Punëve të Përgjithshme dhe të Përbashkëta (SHPPP), Ivica Tomovski.

Qeveria paguan për qëndrimin e të afërmve të pacientëve që trajtohen jashtë vendit, për çka kanë të drejtë dy anëtarë të familjes për çdo person të lënduar.

Për çdo të pësiar nga zjarri në Koçan, përmes Kryqit të Kuq do të jepet ndihmë financiare emergjente në vlerë prej 150 mijë denarë. Vendimi u njoftua në konferencë për media nga drejtori i Sh

Tomovski përsëriti se trajtimi i pacientëve jashtë vendit është në shpenzim të shtetit nikoqir, ndërsa rruga, akomodimi dhe shpenzimet e tjera për familjet mbulohen nga Qeveria jonë.

"Deri tani, janë përkujdesur dhe akomoduar 188 persona. Jemi të vetëdijshëm se kjo tragjedi sjell edhe vështirësi të papritura financiare. Prandaj, si institucion i përfshirë në këtë proces, morëm vendim që secilës viktimë t'i paguhet një shumë prej 150.000 denarësh si ndihmë financiare emergjente për të mbuluar shpenzimet fillestare ditore. Kjo ndihmë do të realizohet përmes Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë", tha Tomovski. Familjet do të fillojnë të marrin ndihmë nga donacionet nga llogaria e Kryqit të Kuq, i cili deri më tani ka mbledhur 51 milionë denarë, nga e hëna.

Ministri i Punëve të Jashtme, Timço Mucunski paralajmëroi se sot do të zdhëtojë drejt Budapestit për t'i vizituar të lënduarit që po mjekohen atje. 

Në pyetjen e një gazetarëve nëse për një situatë të tillë do të aktivizohen edhe mekanizmat e NATO-s, ministri u përgjigj se në këtë pikë besojnë se mjafton që të jetë aktivizuar Mekanizmi i Mbrojtjes Civile të BE-së.

Shpenzimet e trajtimit jashtë vendit për 116 pacientët e lënduar nga zjarri në Koçan i mbulojnë shtetet pritëse, ndërsa shpenzimet e udhëtimit, akomodimit dhe logjistikës së përgjithshme për

Numri më i madh i të shtruarve jashtë vendit, 31, janë në spitalet në Serbi, 15 në Bullgari, 12 në Turqi dhe Greqi, shtatë në Spanjë, gjashtë pacientë po marrin trajtim në Austri dhe Hungari, pesë në Kroaci, katër pacientë secili në Belgjikë, Lituani, Itali, Suedi dhe Slloveni dhe dy pacientë në Poloni.

Republika Çeke dhe Izraeli kanë dërguar ekipe mjekësore, ndërsa Rumania, Luksemburgu, Norvegjia dhe Finlanda dhanë mbështetje logjistike për transportin e të lënduarve.

Ai bëri të ditur se PDK-të tona janë në komunikim 24-orësh me familjet në vendet ku kujdesen të dashurit e tyre dhe se janë të mbuluara të gjitha shpenzimet e nevojshme. Ai theksoi se numrat e telefonit të shërbimit të MPJTJ dhe Shërbimit për Çështjet e Përgjithshme dhe të Përbashkëta (SHÇPP) mbeten në dispozicion për të gjitha nevojat dhe informacionet.

Duke përsëritur se shpenzimet e trajtimit jashtë vendit për 116 pacientët e lënduar nga zjarri në Koçan i mbulojnë shtetet pritëse, ndërsa shpenzimet e udhëtimit, akomodimit dhe logjistikës së përgjithshme për familjet e pacientëve i mbulon Qeveria e Maqedonisë, ministri Mucunski në një konferencë për shtyp tha se nuk i konsideron tendencioze dezinformatat që dalin për shpenzimet, duke qenë se "e gjithë shoqëria po përjeton tronditje pas tragjedisë", dhe se "reagimi i natyrshëm i njeriut është të duash të ndihmosh dhe për këtë arsye disa qytetarë po marrin iniciativa për të ndihmuar".

Ai theksoi se numrat e telefonit të shërbimit të MPJTJ dhe Shërbimit për Çështjet e Përgjithshme dhe të Përbashkëta (SHÇPP) mbeten në dispozicion për të gjitha nevojat dhe informacionet.

Edhe sot do të vazhdojmë me informimin ditor të opinionit për të gjitha hapat që janë ndërmarrë nga institucionet kompetente, me qëllim që të sigurojmë informim të saktë dhe në kohë për oblig

Zëdhënësja e Qeverisë, Marija Miteva në konferencën e rregullt për shtyp për aktivitetet e institucioneve pas tragjedisë së zjarrit në Koçan dje, ai theksoi se prioriteti tani është i dyfishtë: të përfundohet puna institucionale me integritet të plotë dhe të ndërmerren hapa urgjent për të parandaluar tragjedi të kësaj natyre në të ardhmen.

"Në koordinim me të gjitha autoritetet kompetente, po forcojmë masat e sigurisë, po përmirësojmë protokollet dhe po zgjidhim të gjitha parregullsitë e konstatuara. Përgjegjësia nuk përfundon me fjalë, por me veprim, tha ajo.

Ndërkaq, dje në Koçan qytetarët organizuan një tubim paqësor njëorësh në Parkun e revolucionit në shenjë respekti për të vdekurit dhe në mbështetje të shërimit të të lënduarve. Me mesazhe të shkruara në pankarta, ata thanë se kërkojnë drejtësi dhe se institucionet e drejtësisë duhet ta zbardhin deri në fund rastin. Tubimi përfundoi me një marshim paqësor nëpër rrugët e zonës qendrore të qytetit të Koçanit, ndërsa qytetarët thanë se do të vazhdojnë të grumbullohen edhe në ditët në vijim.

Edhe në Shtip mbrëmë në heshtje, pa fjalime dhe me mesazhin “E ndezët flakën, përgatituni për zjarr”, janë mbledhur të rinjtë në sheshin e qytetit "Sloboda", duke shprehur revoltën e tyre për aksidentin në disko "Puls" në Koçan.

"Selaniku është me ty Koçan"; "Fitimet e tyre ose jetët tona"; "Disa i dëbuat, ata që mbetën i vratë - Koçani 16.03.2025"; "Repertori ka vite që është i njëjtë, korrupsioni është prezent, populli është publiku"; "U errësua mëngjesi me diell i pranverës dhe sot rrezet e diellit janë errësirë ​​e errët”, ishin disa nga mesazhet në billbordet e maqedonasve të cilët në mesditë u mblodhën në sheshin Aristoteli në Selanik për të nderuar viktimat e zjarrit tragjik në diskotekën "Puls" në Koçan, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Maqedonasit që jetojnë dhe studiojnë në Selanik organizuan në mesditë tubimin "Selaniku në heshtje për Koçanin", ku mbajtën 60 minuta heshtje, një minutë heshtje për të gjitha 59 viktimat dhe një minutë heshtje për shoferin e ambulancës që humbi jetën pasi transportoi një numër të madh të të lënduarve.

Në të njëjtën kohë ata kanë dërguar mesazhe përmes tabelave, ku në njërin prej tyre janë shkruar emrat e të ndjerit me mesazhin "U prehshi në paqe".

Dy ish-kryetarë të Komunës së Koçanit ndodhen në institucionin ndëshkues përmirësues Burgu i Kumanovës, njoftuan sot organet kompetente të burgut.

"Aktualisht në Burgun e Kumanovës ndodhen dymbëdhjetë persona të dyshuar për ngjarjen tragjike në Koçan. Në mesin e tyre janë edhe dy ish-kryetarët e Komunës së Koçanit, bëjnë të ditur nga burgu.

Dje, PPRMV njoftoi se Prokuroria Themelore Publike në Koçan ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore ndaj 27 personave fizikë dhe tre personave juridikë për të cilët ekziston dyshimi i bazuar se si bashkëautorë kanë kryer vepra të rënda kundër sigurisë publike nga neni 292 në lidhje me nenin 288 të Kodit Penal. mb/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR