Ndarje e çmimeve për gazetari "Nikolla Mlladenov" për vitin 2024
- Instituti Maqedonas për Media do t'i dorëzojë sot çmimet e gazetarisë "Nikolla Mlladenov" për vitin 2024. Çmimet do të jepen në tri kategori: për storjen më të mirë investigative (çmimi i parë, i dytë dhe i tretë), produkti gazetaresk më inovativ dhe fotografia më e mirë e reporterit.
- Post By Melahat Baftija
- 08:07, 25 mars, 2025

Shkup, 25 mars 2025 (MIA) - Instituti Maqedonas për Media do t'i dorëzojë sot çmimet e gazetarisë "Nikolla Mlladenov" për vitin 2024. Çmimet do të jepen në tri kategori: për storjen më të mirë investigative (çmimi i parë, i dytë dhe i tretë), produkti gazetaresk më inovativ dhe fotografia më e mirë e reporterit.
Fituesit e çmimeve do marrin certifikatë dhe shpërblim në të holla prej 60.000 denarë për fituesit e çmimit të parë në të gjitha tri kategoritë, 40.000 denarë për fituesin e dytë dhe 20.000 denarë për fituesin e tretë me storjen investigative..
Konkursi për aplikime për çmimet ka qenë i hapur deri më 17 shkurt të vitit 2025, ndërsa aplikimet është dashur të dorëzohen në novinarskinagradi@mim.org.mk me temë: Aplikim për çmimet në gazetari "Nikola Mlladenov 2024".
Nikolla Mlladenov, pronar dhe kryeredaktor i revistës së përjavshme "Fokus", i cili konsiderohej si një nga gazetarët më të respektuar në Maqedoni, ka ndërruar jetë në një aksident automobilistik në periferi të Shkupit natën e 26 marsit të vitit 2013. Instituti Maqedonas për Media vendosi që çmimin për tregimin më të mirë investigativ të vitit, i cili ndahet që nga viti 2001, për nder të tij, ta emërojë çmimin Nikolla Mlladenov për storjen më të mirë investigative të vitit. mb/
Foto: IMM