• e martë, 25 mars 2025

Mot i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje të kohëpaskohshme të shiut

Mot i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje të kohëpaskohshme të shiut

Shkup, 25 mars 2025 (MIA) - Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje të kohëpaskohshme lokale të shiut. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 5 deri 11 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 15 deri 20 gradë Celsius. 

Në Shkup do të mbajë mot i ndryshueshëm me vranësira dhe me reshje të kohëpaskohshme të dobëta të shiut. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të ulet deri në 9 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë 20 gradë. 

DPHM-ja njoftoi se deri në fund të kësaj jave do të mbajë mot i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje të kohëpaskohshme të shiut.

"Proceset do të jenë më intensive me më shumë reshje të dendura të shiut, bubullima dhe erëra të forta (mbi 60 kilometra në orë). Gjatë kësaj periudhe lokalisht pritet të ketë një sasi më të madhe të shiut (mbi 60 litra për metër katror).

Edhe në Shkup deri në fund të javës moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje të kohëpaskohshme të shiut.

"Në disa pjesë të luginës reshjet do të jenë herë pas here të rrëmbyeshme, të shoqëruara me bubullima dhe erëra të forta", njofton DPHM-ja. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR