• e martë, 25 mars 2025

Më së shumti reshje në Mavrovë, më ftohtë në Kodër të Diellit

Më së shumti reshje në Mavrovë, më ftohtë në Kodër të Diellit

Shkup, 25 mars 2025 (MIA) - Sot në mëngjes më ftohtë është në Kodër të Diellit, 4 gradë, ndërsa maksimalisht 13 gradë janë matur në Shtip dhe Demir Kapi. Gjashtë gradë në Krushevë, 7 në Hanet e Mavrovës, 8 në Prilep, Ohër dhe Pretor, 9 në Tetovë dhe Berovë, 10 në Shkup-Zajçev Rid, Manastir, Kriva Pallankë, Kavadar dhe Strumicë, 11 në Shkup-Petrovec dhe Vinicë, si dhe 12 gradë në Veles dhe Gjevgjeli.

Sipas DPHM, në 24 orët e fundit më së shumti reshje të shiut ka pasur në Hanet e Mavrovës, 31 litra në metër katror. Shtresa e ujit është 25 litra nënjësi sipërfaqe në Pozharan, 22 në Kodër të Diellit, 16 në Tetovë, 13 në Ohër, 10 në Krushevë dhe Pretor, 6 në Shkup-Zajçev Rid dhe Prilep, 3 në Shkup-Petrovec, Topollçan, Pozhar-Radovish, 2 në Kriva Pallankë, Manastir, Vinicë dhe Kavadar, si dhe 1 në Veles, Demir Kapi, Strumicë, Gjevgjeli dhe Berovë.

Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me reshje të kohëpaskohshme lokale të shiut, më të rrëmbyeshme në pjesët e skajshme jugperëndimore (mbi 20 l/m2). Do të fryjë erë e matur, vende-vende përgjatë Vardarit përkohësisht e përforcuar nga drejtimi jugor. Temperatura e ditës do të jetë në interval prej 15 deri 20 gradë.

Në Shkup moti do të jetë i nndryshueshëm, pasdite dhe në orët e mbërmjes me reshje të kohëpaskohshme të shiut. Do të fryjë erë e matur jugore, e cila në disa pjesë të luginës do të përforcohet. Temperatura maksimale do të shënojë 20 gradë. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR