• e martë, 25 mars 2025

Nëntëmbëdhjetëvjeçari Jovan Kostadinov i cili shpëtoi 21 persona në zjarrin në Koçan, me duartrokitje u prit në shtëpi

Nëntëmbëdhjetëvjeçari Jovan Kostadinov i cili shpëtoi 21 persona në zjarrin në Koçan, me duartrokitje u prit në shtëpi

Shkup, 25 mars 2025 (MIA) - Nëntëmbëdhjetëvjeçari Jovan Kostadinov i cili shpëtoi 21 persona në zjarrin në diskotekën në Koçan, u prit me duartrokitje në gjimnazin "Vanço Prqe" në Vinicë.

Lajmin e kumtoi edhe ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari në faqen e tij në Fejsbuk.

"Sot, me emocion të thellë dhe krenari të pafund, e ndaj lajmin me ju se Jovan Kostadinov, i riu i guximshëm i cili shpëtoi 21 jetë në tragjedinë me zjarrin në Koçan, përfundimisht u kthye në shtëpi. Ekzistojnë momente kur fjalët nuk mjaftojnë, dhe ky është një prej tyre. Si të përshkruhet shpirti aq i guximshëm dhe bujar, i cili në çaste paniku dhe rreziku nuk mendoi për veten, por vetëm për të tjerët?", shkroi taravari në Fejsbuk.

Ministri shtoi se edhe pse ka vetëm 19 vite, ka vepruar si hero i vërtetë dhe ka hyrë mbi 20 herë në diskotekë për t'u ndihmuar atyre të cilët ishin robëruar nga flakët e zjarrit.

"E rrezikoi jetën e vet për të shpëtuar të tjerët. Trupi i tij i mban vrragët e trimërisë së tij, por zemra e tij mban diçka shumë më të madhe: respektin, adhurimin dhe dashurinë e tërë kombit. Jovani nuk është vetëm hero i Koçanit. Ai është hero i mbarë shtetit tonë. Simbol i asaj çka do të thotë humanizmi të vendoset para frikës. Përkujtues për të gjithë ne se sa shumë mund të bëjë një njeri me zemër të madhe. Mirë se erdhe në shtëpi, Jovan. Rrëfimi yt do të jetojë përgjithmonë, në jetët që i shpëtove,në familjet që sërish janë bashkë dhe në zemrën e çdo qytetari që tani e din emrin tënd. Në emër të të gjithë qytetarëve, unë do të them edhe diçka, qartë dhe zëshëm: Asnjëherë nuk do të harrojmë", shkroi Taravari.

I riu sot në gjimnazin "Vanço Prqe" në Vinicë u prit me duartrokitje, ndërsa videoja nga pritja e tij u nda në Fejsbuk. ab/

Foto: Fejsbuk Kostadinov Jovan

QËNDRONI TË LIDHUR