Komunikacioni po zhvillohet nëpër rrugë të lagështa
- Komunikacioni në rrugët e vendit zhvillohet normalisht, nëpër rrugë të lagështa.
- Post By Qefsere Abduli
- 08:04, 25 mars, 2025

Shkup, 25 mars 2025 (MIA) - Komunikacioni në rrugët e vendit zhvillohet normalisht, nëpër rrugë të lagështa.
Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë. qa/
Foto: arkivi